fëmijë në fokus

Rrjeti i Shërbesave Ungjillore Shqipfolëse “Fëmijë Në Fokus” është një iniciativë e fondacionit AloMik, Fondacionit Shkëndijë dhe Radio 7. Vizioni ynë është të shërbejmë dhe punojmë së bashku për mirëqënien fizike, emocionale, mendore dhe shpirtërore të fëmijëve.

Bashkohu me ne për të arritur fëmijët për Ungjillin

Inkurajohu përmes mesazheve, adhurimit dhe lutjes

Sfidohu për të dalë nga zona e rehatisë dhe për të arritur fëmijët në Krishtin

Shkëmbe informacion, njohuri, aftësi, talente…

Lidhu me të tjerë dhe bëhu pjesë e rrjetit të kishave/organizatave

ungjillore shqiptare me në focus fëmijët.

Vision casting

Do të kemi një kohë të privilegjuar gjatë vaktit të mëngjesit me pastorë dhe drejtues të ftuar me njërin nga folësit e konferencës Pastor Bill Wilson, Themeluesi & Pastori i Metro World Child, kisha e të cilit organizon shërbesën e fëmijëve më të madhe në botë e cila mbledh më shumë se 25.000 fëmijë cdo javë.

Seminare inkurajuese

Sesionet do të sjellin një thirrje të fuqishme tek pjesemarresit për ti sfiduar ata që të dalin nga zona e rehatisë dhe për të arritur fëmijët në Krishtin. Folës në këto sesione do të jenë Pastor Bill Wilson dhe Mark Griffiths të njohur në mbarë botën për predikimet inkurajuese dhe shërbesat me fëmijët.

Workshope kreative

Këto workshope do të ndihmojnë pjesëmarrësit të sjellin kreativitet në fushën e tyre të veprimit si dhe të zgjerojnë njohuritë dhe aftësitë e tyre për tu shërbyer sa më mirë fëmijëve, të rinjve dhe familjeve ku ata shërbejnë.

Panair

Në këtë panair do të marrin pjesë mbi 15 organizata. Synimi kryesor është që pjesëmarrësit te kalojnë një kohë bashkëbisedimi dhe njohje me materialet ekzistuese të shërbesave. Shërbesat do të kenë mundësi të ekspozojnë materiale të krishtera, si: Libra, kurrikula, fletë palosje, projekte, trajnime, iniciativa të ndryshme të realizuara me fëmijet si edhe material për punën me femijët, të rinjtë, familjen etj.

Folës ndërkombëtarë

Pastor Bill Wilson

Metro World Child, NY.

Në vitin 1980, Dr. Bill Wilson u bë Themeluesi & Pastori i Metro World Child, një mision i dedikuar për të siguruar shpresë dhe për të ndërtuar të ardhme për fëmijët që jetojnë në kushte të pafavorshme në zonat metropolitane nëpër botë. Edhe pse janë përballur me varfëri, uri, dhunë bandash apo abuzim, misioni ka transformuar jetën e fëmijëve nëpërmjet dashurisë së Krishtit.

 

Rev. Dr Mark Griffiths

St.Padarn’s Institute, UK

Rev. Dr Mark Griffiths është pjesë e institutit St Padarn, degë e Kishës në Uells që merret me trainime, ku ai është përgjegjës për trajnimin e drejtuesve dhe pastorëve të rinj dhe mbikqyr zhvillimin e shërbesës për fëmijët, të rinjtë dhe familjet. Ai ka shërbyer në shkallë kombëtare dhe ndërkombëtare për disa dekada. Autor i dhjetë librave, njëri prej të cilëve është ‘Duke Ndryshuar Jetë’ i cili së fundmi është botuar edhe në shqip.

Video

INFO

Pyetje & Përgjigje

Data 3

Ora 9:00
Mëngjes me
Pastor Bill Wilson
për pastorë dhe drejtues.

Ora 10:30
Fillon konferenca, ku përfshihen workshop-e
dhe panair për drejtuesit dhe ata që merren me fëmijët.
Ora 18:30
Takim i darkës me
Pastor Bill Wilson

Data 4

Ora 9:00
Vazhdimi i konferencës

Ora 16:30
Mbyllja e konferencës.

TRANSPORTI FALAS
MUNDËSOHET AKOMODIMI

Kur dhe Ku do te zhvillohet Konferenca “Femije ne Fokus”?

Konferenca Fëmijë në Fokus do të zhvillohet në datë 3 dhe 4 Tetor 2019 tek Kompleksi Eden Park, i cili është një qendër e krishterë për kampe dhe konferenca. Kompleksi Eden Park është një projekt i fondacionit AloMik. Për më shumë informacion ju mund të vizitoni faqen tonë : https://edenpark.al

Si mund të orientohem për në Kompleksin Eden Park?

Kompleksi Eden Park ndodhet në fshatin Daias, komuna Petrelë, në afërsi të restorant “Nano Resort”, rreth 15 minuta larg nga Qendra Tregtare TEG. Për më shumë informacion harta e mëposhtme do tju ndihmojë të orientoheni për në kompleksin Eden Park.

Si mund të regjistrohem për të marrë pjesë në konference?

Për të marrë pjesë në konferencë ju duhet të plotësoni formën e regjistrimit

Pse të marr pjesë më një stendë në panair?

Pjesëmarrja me një stendë mundëson ekspozimin dhe krijimin e lidhjeve të shërbesës tuaj me Kishat, Organizatat dhe Shërbesat e tjera. Cdo pjesëmarrës me stendë do të ketë hapësirë për një tavolinë dhe një baner. Tavolina dhe energjia do të sigurohen nga organizatorët. Paisje apo materiale të tjera ( video projektor, ekran, prizë treshe etj) duhet të sigurohen nga vetë Kisha, Shërbesa apo Organizata pjesëmarrëse.

fëmijë në fokus

Viti 2015

fëmijë në fokus

Viti 2017

fëmijë në fokus

Viti 2019

regjistrohu

""
1
Emri dhe Mbiemriemri juaj
Kisha ose OrganizataKisha ose Organizata
QytetiQyteti
Numri i telefonitnumri juaj
Për çfarë po regjistroheni?Mund të zgjidhni me shumë se 1 opsion
Transporti nëse është e nevojshme(Autobusi nuk mund të presë për vonesat)
A keni dëshirë dhe mundësi për të sherbyer si vullnetar gjatë kësaj Konference?
Previous
Next

Day(s)

:

Hour(s)

:

Minute(s)

:

Second(s)

Kontaktoni

Adresa

Kompleksi Eden Park

Fshati Daias, KomunaPetrelë

Në afërsi të restorant Nano Resort

15 minuta larg nga Qendra Tregtare TEG.

Organizatorët

Fondacioni Shkendije : www.sparkministries.org
Fondacioni AloMik : https://alomik.org
Radio 7 : http://radio-7.net